Transmetuar më 19-04-2017, 20:33

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "THE WAVE" në Shkodër, ku kanë rënë në pranga tre persona, si dhe janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa dhe një armë gjahu.

Në pranga kanë rënë këta shtetas:

Lodovik Vonaj, 33-vjeç, banues në Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".

Lekë Vonaj, 36-vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Hysni Skënderaj,  58-vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale  "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/