Transmetuar më 19-04-2017, 19:40

Fiorentina mendon se dënimi që mori Olsi me Ervinin duhet t’u shërbejë atyre si mësim për të ndryshuar sjellje ndaj provokimeve të Damianos.

Ajo fton ata që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin debatet e drejtpërdrejta me të.

“Diplomaci dhe çdo gjë është në rregull.Duhet të bëjmë kujdes se këta nuk duan t’ja dinë dhe dëgjo se çfarë mund të të thotë dy gjëra më shumë Sidrita”, i thotë ajo Ervinit.

Por Ervini shprehet se e ka të vështirë të ndryshojë. Ai thotë se nuk mund të dalë nga vetvetja dhe të tolerojë provokimet.

“Jam njeri dhe kështu e kam tipin që kur më vjen provokimi reagoj”, thotë ai. /b.l/noa.al/