Transmetuar më 19-04-2017, 19:15
Publicitet

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët menjëherë pas përfundimit të seancës së së sotme plenare për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit. Në fjalën e tij Rama tha se koalicioni mes PS dhe LSI nuk është problem, pasi këtu sipas tij bëhet fjalë për një sforcim për t’i krijuar opozitës hapësirën me shpresën se ajo do i kthehet rrugës së arsyes.

“Koalicioni PS-LSI nuk është gjëkundi problemi ynë, këtu bëhet fjalë për një sforco vullnet mirë nga ana jonë për të krijuar hapësirë për opozitën zyrtare me shpresën që do kthehet në rrugën e arsyes, për ti dhënë edhe një shans përpjekjes që me gjasa do të ndodhë në funksion të Mos u shqetësoni, lëreni të shqetësohen ata që kanë arsye të shqetësohen apo ata që mezi presin të mos hyjë PD që të kapin ndonjë deputet më shumë. Ne do bëjmë përpjekje për zgjedhje gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi se i kanë votat në Kuvend për ta miratuar zgjedhjen e Presidentit të ri, por se janë të duruar për të zgjedhur një President të paanshëm. Rama tha se qeveria i ka lënë të gjithë hapësirën e nevojshme Partisë Demokratike, por se këta të fundit nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.

“Sot ishte një tjetër shprehje e vullnetit tonë të mirë. Në sallë janë numrat për zgjedhjen e presidentit megjithatë ne sikundër e kemi thënë për ti dhënë hapësirë e mundshme brenda kornizës kushtetuese PD dhe atyre që bashkë me të janë ngujuar në çadrën e frikës nga drejtësia nuk paraqitën një kandidat, sepse duam të krijojmë një mundësi që të gjejmë bashkë me atë pjesë që na mungon në parlament konsensus. Unë besoj tek durimi deri kur është kufiri i durimit të kushtetutës dhe ligjeve”, u shpreh Rama.

Ai shpjegoi edhe karakteristikat që duhet të ketë figura presidenciale duke u shprehur se kërkojnë që t’i kthejnë atij institucioni dinjitetin.

“Ne duam ti rikthejmë atij institucioni dinjiteti, mundësinë të ngrihet mbi palët dhe duam një figurë që të ketë një paanshmëri dhe jo një figurë si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një president i duhur sesa një president i zgjedhur në një sallë ku opozita duhet të vinte në punë. Durimi vjen nga fuqia që kemi. Ne nuk e kemi kuptuar fuqinë tonë si një motiv për të qenë arrogant”, përfundoi fjalën Rama. /b.l/noa.al/

Loading...