Transmetuar më 19-04-2017, 19:02
Publicitet

Deputeti Ben Blushi ka folur pas seancës së sotme ku u zhvillua raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në fjalën e tij para gazetarëve Blushi e cilësoi seancën e plenare si bajate. “A keni parë seancë më bajate se kjo? Mblidhet një parlament me një shumicë që pretendon se ka 84 vota dhe nuk zgjedh dot një kandidat”, tha Blushi.

Më tej ai ka komentuar edhe kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve. “Kërkesë absurde e Ramës dhe Metës që me një copë letër duan të ndryshojnë kodin zgjedhor duke shpërfillur një nen.

Dhe nëse KQZ  e merr përsipër këtë nen ka shkatërruar komplet zgjedhjet. Në qoftë se 18 prilli ndryshon padrejtësisht nga KQZ edhe 18 qershori ka rënë për reciprocitet ligjor dhe logjik”, u shpreh Blushi.

Sipas Blushit të shtysh 18 prillin do të thotë të ndryshosh kalendarin. "Ne jemi regjistruar që në shkurt. Ne nuk kanë dashur të na regjistrojnë. Të shtysh 18 prillin është si të shtysh shkurtin në mars, do të thotë të ndryshosh kalendarin", tha Blushi./b.l/noa.al/

Loading...