Transmetuar më 19-04-2017, 18:41

Një i ri shqiptar eshte zhdukur në rrethana misterioze në Britani, dhe për këtë policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve. Ai rezulton për më shumë se një javë i zhdukur, shkruan renfreëshire24.co.uk.

I riu shqiptar është identifikuar si Haziz Bruci 20 vjeç, dhe për herë të fundit u pa ditën e dielë në qendër të qytetit Paisley. Ky është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfreëshiret, në Skocinë qendrore.

Mediat angleze e përshkruajnë shqiptarin si trup mesatar , me flokë të zeza. Herën e fundit kur u pa ai kishte veshur një palë tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete sportive.

"Jemi shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë", tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt. Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra. /b.l/noa.al/