Transmetuar më 19-04-2017, 18:30

Kërkesa që ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i bëri opozitës në Shqipëri që ajo t'i japë fund bojkotit të Parlamentit ka shkaktuar debat në Shqipëri.

Në disa artikuj në shtyp dhe në forume në internet kjo kërkesë po karakterizohet si kërkesë që buron nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë socialdemokrate gjermane. Sugjerohet se ajo duhet parë si një pozicion partiak i ministrit Gabriel dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Ëelles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministrit të Jashtëm gjerman.

Nga Ministria e Jashtme gjermane iu transmetua sot Deutsche Ëelle-s se kërkesa e ministrit të Jashtëm Gabriel ndaj opozitës shqiptare për t'i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe që opozita të shfrytëzojë rrugët e parashikuara në kushtetutën e Shqipërisë është qëndrimi i Qeverisë Federale gjermane. /b.l/noa.al/