Transmetuar më 19-04-2017, 18:04

Irina Shayk  shfaqet me një trup perfekt edhe pse ka më pak se një muaj që i ka dhënë mirëseardhjen në jetë vajzës së saj të cilën e pagëzoi me emrin Lea De Seine.

Modelja ka publikuar në Instagram një foto me bikini të zeza, shtrirë në një dyshek rozë në formë buzësh në pishinë.

Si duket shtatzënia nuk ka ndikuar aspak negativisht te modelja, ku format e saj trupore nuk kanë ndryshuar dhe duket shumë seksi.

Irina dhe i dashuri i saj Bradley Cooper u bënë prindër të një vajzë. Irina e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj, por ishin mediat që zbuluan gjithçka. /b.l/noa.al/