Transmetuar më 19-04-2017, 17:49

Ish-banori i Big Brother pret të bëhet baba. Konfirmimi vjen nga fotoja e fundit e tij, ku është duke puthur barkun e rrumbullakosur të partneres.

Në të gjitha fotot e Ervin Sinjarit, ish-banorit të BB, i cili pati një histori romantike me Armelën gjatë qëndrimit në shtëpi, shohim sesi ai shijon jetën në resorte dhe plazhe, ndoshta i angazhuar në bizneset e hotelerisë në Tajlandë, por shfaqet dhe në udhëtime në Evropë.

Gjithashtu krah tij është edhe e dashura, një vajzë elegante me trup të tonifikuar, Eri Zaçe, siç shkruan Express, e cila tani është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Sipas llogarisë së Instagramit të Ervinit, që mban numrin 1977, ai duhet të mbushë 40 vjeç dhe do festojë në mënyrën më të bukur, duke u bërë baba. Ky ndryshim i rëndësishëm ndoshta do e bëjë dhe pak më të përgjegjshëm stilin e tij të jetës. /b.l/noa.al/