Transmetuar më 19-04-2017, 16:46

Tjetër sasi e madhe droge është kapur nga policia këtë radhë në Vithkuq të Korçës. Mësohet se janë sekuestruar plot 23 thasë me kanabis sativa.

Sekuestrimi ka ardhur në bazë të operacionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që ka të bëjë me kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër në Vithkuq, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi prej 300 kg kanabis, si dhe 2 armë zjarri.

Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. /b.l/noa.al/