Transmetuar më 19-04-2017, 15:29

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e specialistëve të Tepelenës, i arrestuar për favorizim të kultivimit të kanabisit. Gjykata ndryshoi masën e nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje", për Gani Abazin.

Abazi akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë dhe trafikojnë drogë në zonën e Tepelenës.  Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Haki Hasabegaj.

Arrestimet u kryen me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohet se shefat e policisë dekonspiruan aksionet për kapjen e kanabisit dhe bashkëpunuan me trafikantët. /b.l/noa.al/