Transmetuar më 19-04-2017, 14:55

Një djali 19- vjeçar i cili kishte nevojë për një transplant urgjent në mushkëri, i’u mohua ndërhyrja në spital, pasi nga analizat u zbulua prani gjurme marijuane në gjak.

Ngjarja e pazakontë e raportuar nga ‘New York Post’, është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Riley Hancey, i cili jeton në shtetin e Utah, që nga muaji nëntor ishte diagnostikuar nga një problem i rëndë në të dy mushkëritë. Për të mbijetuar, i riu kishte nevojë për një transplant të dyfishtë por mjekët i’a mohuan ndërhyrjen e planifikuar për në janar, pasi zbuluan se një muaj më parë Riley kishte tymosur marijuanë.

“Nuk po flasim për një të droguar, apo një përdorues prej 30 vitesh. Riley vetëm sa kishte tymosur pak me shokët në ditën e Falenderimeve. Ajo që më tronditi më shumë është se në spital, preferuan ta linin të vdiste”, akuzon babai i tij Mark Hancey.

Në fund familja Riley, në sajë të mbledhjes së fondeve online, arritën që ta çojnë të riun në një spital në Pennsylvania, ku transplanti u krye me sukses në fillim të muajit prill, shkruan noa.al. Spitali i Utah, i cili refuzoi të kryente transpalntin, nuk i mohoi akuzat.

Madje në një komunikatë zyrtare lexohet, “Nuk kryejmë transplant për pacientët që përdorin alkool, duhan dhe drogë. Kjo pasi prania e këtyre elementëve në disa operacione mund të shkaktojë komplikacione”. /a.y/noa.al