Transmetuar më 19-04-2017, 14:40

Pamjet që shihni më poshtë, tregojnë imazhet e filmuara nga një kamerë sigurie në një dyqan lodrash.

Babai shoqëron të birin në dyqan, por në një moment, qetësia e fillimit, ndërpritet në mënyrën më brutale të mundshme. Kjo pasi burri, nisë të godasë egërsisht të birin, pa u druajtur aspak nga personat e pranishëm në dyqan, shkruan noa.al.

Motivi i këtij veprimi të ndodhur në një dyqan në Kinë, bazuar në dëshmitë e të pranishmëve, është fakti se babai pikasi të birin teksa po tentonte të vidhte në dyqan.

Kjo bëri që i prekur në sedër, të humbte toruan dhe ta godasë me grushte e shkelma. /a.y/noa.al