Transmetuar më 19-04-2017, 14:24

Një vajzë adoleshente ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Viktima është A.M., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është helmuar, në banesë, gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur të renë në gjendje të rëndë duke e dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo ka ndërruar jetë në orët e pasdites së të martës.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të vdekjes së adoleshentes, ndërkohë pritet aktit mjeko ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Policia po merr në pyetje familjarët e vajzës për të mësuar nëse e ndjera kishte shfaqur ndonjë shqetësim.

Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e adoleshentes materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranë për vlerësim. /a.y/noa.al