Transmetuar më 19-04-2017, 13:49
Publicitet

Një asteroid i madh pritet të kalojë afër tokës ditën e sotme, në një distancë prej 1.8 milionë kilometrash.

Lajmi bëhet i ditur nga shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, të cilët thonë se asteroidi nuk do të shkaktojë ndikim në planetin tonë.

"REL" thotë se asteroidi, megjithëse dy herë më reflektues se Hëna, nuk do të jetë i dukshëm në sytë e njerëzve. Vetëm ata që janë të pajisur me teleskop shtëpiak mund ta shohin atë për një ose dy netë.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se asteroidi me emrin 2014-J025, do të jetë më së afërti Tokës për së paku 500 vitet e ardhshme. /b.l/noa.al/

Loading...