Transmetuar më 19-04-2017, 12:54

Një video shokuese ka dalë nga një çerdhe, ku shihet një edukatore teksa përplas me fytyrë në tokë një fëmijë 18 muajsh duke u përpjekur për ta vënë në gjumë.

Jazmine Torres, 22 vjeçe është filmuar nga kamerat teksa tërheq nga krahu fëmijët dhe i përplas fuqishëm për t’i shtrirë për të fjetur.

Nëna e djalit Caitlin Gimore gjatë pushimit të drekës kishte vendosur të shikonte përmes telefonit kamerat e çerdhes për të parë se si po kalonte djali i saj, mirëpo tronditet kur e sheh këtë pamje.

Ajo është nisur me nxitim për në kopsht për ta marrë djalin. Tani edukatorja po përballet me akuzën e rrezikimit e jetëve të fëmijëve.

Miqtë e Glimores e kanë ndarë videon në Facebook, për t’i njoftuar edhe prindërit e tjerë për rrezikun e mundshëm. Video sapo është postuar në rrjetet sociale ka marrë mijëra klikime duke bërë xhiron e botës. /b.l/noa.al/