Transmetuar më 19-04-2017, 12:37

Të vënë në vështirësi për kushtet e punës, dhe për pagesat minimale që marrin, punonjës të Hekurudhës Shqiptare  të mbështetur  nga Sindikata e Hekurudhave protestuan mesditën e  sotme para Ministrisë së Financave.

Me thirrje për rritje të pagave, ata thanë se do të përshkallëzojnë protestat në rast se qeveria nuk merr asnjë masë. Një tjetër kërkesë e tyre është që të mos largohen nga puna, në kushtet kur hekurudha është dhënë me koncesion.

Qëndrimet e tyre, ata i kanë shkruar në një letër, të cilën ia kanë dërguar Ministrisë së Financave. Më herët punonjësit protestuan edhe para portit të Durrësit duke bllokuar hyrjen e kamionëve. /k.k/noa.al/