Transmetuar më 19-04-2017, 12:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili mbrëmjen e djeshme është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e saj.

Lajmin e kanë ndarë vetë këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqen duart e të treve.

Më herët në një intervistë për mediat e Kosovës në ditët e fundit të shtatzënisë, Adelina Ismaili tha se ende nuk e kishte vendosur emrin me të cilin do të pagëzonte të birin dhe se këtë gjë ia kishte besuar bashkëshortit, Valit.

Nuk dihet nëse vendimi përfundimtar ka qenë vetëm i Valit apo i të dyve, por e dukshme është që i sapolinduri ka marrë vëmendjen maksimale sapo ka ardhur në jetë, edhe me emrin që mban: quhet Uliks.

Uliks është varianti latin i Odiseut (greq. Odysseus, lat. Ulixes) – mbret i Itakës, heroi simbol i zgjuarsisë, trimërisë dhe guximit në mitologjinë greke gjatë Luftës së Trojës. /b.l/noa.al/