Transmetuar më 19-04-2017, 12:00
Publicitet

Një vajzë 8- vjeçare vrau një foshnjë më pak se një vjeç, vetëm sepse qante shumë. Vajza ishte lënë vetëm me vogëlushin KoreyBrown për thuajse dy orë, gjatë të cilave e rrahu deri sa e vrau, për shkak se nuk pushonte së qari.

Kur nëna e fëmijës, Bryanna Reasonover nga Michigan, shkoi për ta marrë në çerdhe të birin, pa shenja dhune dhe gërvishtje në trupin e tij, duke e çuar me urgjencë në spital. Por aty Korey, ndërroi jetë pak më vonë, pavarësisht ndihmës së dhënë.

Personat që duhet të kujdeseshin për të voglin thanë se nuk panë asgjë të pazakontë, ndërkohë që tani çështja ishte nën hetim, shkruan noa.al. Duket se fëmijët në godinën ku vogëlushi ishte në çerdhe ishin lënë vetëm paraditen e së premtes së kaluar, ku një vajzë 8 vjeçe e një grupi tjetër, e inatosur nga të qarat e tij e rrahu dhunshëm.

I vetmi dëshmitar i ngjarjes makabre, është një fëmijë tjetër vetëm 5 vjeç.

Personeli i kopshtit i tha nënës se nuk kishin asnjë ide mbi çfarë mishte ndodhur, por nëna vendosi të zbulojë më shumë.

U zbulua se një vogëlushe 8 vjeçe e kishte dhunuar egërsisht të miturin. Ajo do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik për të kontrolluar gjendjen e saj shëndetësore. /a.y/noa.al