Transmetuar më 19-04-2017, 10:38

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shënuar përmbytje. Situata paraqitet problematike në qytetin e Vlorës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe vështirëson qarkullimin e mjeteve.

Bashkëpunëtori i Noa.al në qytetin bregdetar, sjell pamje nga bulevardi “Ismail Qemali”, ku uji është ngjitur mbi trotuare. Ai thotë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, në rast se reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Gjithashtu probleme janë shënuar edhe në zonat më në periferi. /a.y/noa.al