Transmetuar më 19-04-2017, 10:24

Disa pamje shokuese po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ku shihet një vogëlushe e mbyllur në një thes dhe e torturuar nga gjyshja e saj, e cila po e ndëshkonte.

Gjithë skena u filmua dhe është parë nga shumë njerëz. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur fundjavën e lënë pas në Kinë, në Lianjiang City, të provincës së Guangdong.

Gruaja nuk është identifikuar dhe as arrestuar, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për të zbuluar arsyen e dhunës mizore.

Gjithë skena nis me vogëlushen e futur në një thes, e cila qëllohet me shkelma dhe torturohet nga gjyshja. Në videon që noa.al e sjell më poshtë dëgjohen klithmat e së miturës nga dhimbja. /a.y/noa.al