Transmetuar më 19-04-2017, 10:01

Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Panorama Ekonomike Globale, prill 2017”, ështa parashikuar që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 në masën 3.7 përqind, ndërsa në vitin 2018, 4.1 përqind.

Krahasuar kjo me vendet e rajonit, vendi ynë do të ketë rritjen më të madhe ekonomike, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ku përjashtim bën vetëm Rumania.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për Shqipërinë pritet të luhatet midis 2-3% në periudhën afatmesme.

 “Pas një rimëkëmbjeje të dobët nga kriza financiare globale dhe pas rregullimit të mprehtë të çmimeve të mallrave globale, shumë ekonomi po përpiqen të rrisin potencialin e rritjes, gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë.

Veprimet për të nxitur potencialin e prodhimit janë me të vërtetë urgjente duke pasur parasysh lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë, duke filluar nga plakja e popullsisë në ekonomitë e përparuara, rregullimi i vazhdueshëm ndaj kushteve të tregtisë dhe nevoja për të adresuar dobësitë financiare në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, si dhe rritjen e ngadaltë të produktivitetit si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe në zhvillim”, thuhet në raportin e FMN-së. /k.k/noa.al/