Transmetuar më 19-04-2017, 09:45

Fakti që Presidenti amerikan Donald Trump nuk është shumë i kujdesshëm ndaj detajeve dhe formaliteteve, kjo është një gjë e ditur. Por në disa raste vëmendja ndaj formaliteteve është një detyrim, kështu që në gafën e tij të fundit, ishte e shoqja Melania ajo që i tërhoqi vëmendjen, në mënyrën më diskrete të mundshme.

Por sugjerimi i saj u filmua në videon që noa.al sjell më poshtë dhe po bën xhiron e botës.

Në imazhet e filmuara për Pashkë me rastin e aktivitetit tradicional “Easter Egg Roll”, ku në Shtëpinë e Bardhë ishin 21 mijë persona, Trump harroi të vendosë dorën në zemër gjatë himnit.

Ky detaj u vu re nga e shoqja e cila e shtyu me dorë, duke bërë që Trump të reagojë menjëherë. Shihni më poshtë skenën e plotë. /a.y/noa.al