Transmetuar më 19-04-2017, 09:30

Ylli i popit Lady Gaga ka publikuar një video në të cilën ka biseduar me mikun e saj të vjetër princin William. Të dy miqtë janë hapur me njëri-tjetrin në lidhje me fushatën e shëndetit mendor. Fushatë që princi ka filluar të organizojë kohët e fundit së bashku me vëllanë e tij, princin Harry dhe dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Fushata ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me shëndetin mendor.

Gjatë bisedës së tyre në skype ata folën në lidhje me këtë çështje. “Shëndeti mendor nuk duhet të konsiderohet për t’u pasur turp”, tha Lady Gaga nga kuzhina e shtëpisë së saj në Los Anxhelos.

Princi Harry ka kërkuar ndihmë, për të përballuar vdekjen e princeshës Diana

Videoja e postuar në faqen e Facebook të familjes Mbretërore, është filmi më i ri “#oktosay seri”, i cili tregon njerëzit nga të gjitha sferat e jetës duke diskutuar sfidat e tyre dhe torturën me shëndetit mendor.

Pasi mbaroi kafenë që po pinte 32- vjeçarja Gaga vlerësoi “historitë e bukura” që do transmetohen në film dhe foli në lidhje me luftën e saj të gjatë nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

“E rëndësishme është që duhet të flasësh gjithnjë me një mik, nuk duhet të mbyllesh në vetvete sepse kështu ndikon keq në shëndetin mendor”, shtoi William.

Dyshja e miqve tha se ata duan të punojnë së bashku dhe organizuan një takim në tetor në Britani.

Videoja e publikuar nga Gaga dhe William vjen vetëm pak ditë pasi princi Harry foli publikisht për herë të parë në lidhje me pikëllimin që kushte kaluar për humbjen e nënës së tij, princeshë Diana. /g.v/noa.al