Transmetuar më 19-04-2017, 08:18

Gjashtë mumje janë zbuluar në një varr pranë Luxor në Egjipt. U zbuluan gjithashtu edhe shumë varre prej druri si dhe mbi njëmijë statuja në një varr faraoni të rreth 3500 viteve më parë.

Vendi ku u bë zbulimi është Draa Abul Nagaa, ose i njohur ndryshe si Valle dei Re, dhe varri i përkiste një fisniku që luante rolin e gjyqtarit të banorëve, shkruan noa.al.

Varri përfshin edhe një kopsht i cili çon drejt dy sallave të mëdha. Arkeologu që bëri zbulimin këtë të hënë, Mostafa el-Waziri, tha se u gjet edhe një dhomë tjetër me statuja ku skicoheshin faraonë të dinastive të ndryshe, ndërsa sipas arkeologëve pritet të gjenden edhe të tjera. /a.y/noa.al