Transmetuar më 19-04-2017, 07:58

Një person me precedentë penalë, afro-amerikan 39 vjeç, Kori Ali Muhammad, vrau tre persona me armë zjarri në rrugë në Fresno, të California, SHBA.

Sipas policisë, burri e kreu krimin për arsye raciste, pasi viktimat janë që të gjithë të bardhë, duke përjashtuar pistën e terrorizmit.

Vrasësi, i njohur ndryshe edhe si Black Jesus, i’u afrua një furgoni të kompanisë energjetike ‘Pacific Gas & Electric’, duke qëlluar drejt një pasagjeri i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit arriti që të largohej, duke shtuar shpejtësinë drejt një stacioni policia. Më tej vrasësi u postua në një rrugë, duke qëlluar disa herë drejt një kalimtari, duke e vrarë. Në vijim ai vrau një person të tretë pranë një instituti katolik bamirësie. Qëlloi edhe ndaj një personi të katërt, por fatmirësisht ai nuk pësoi dëmtime, shkruan noa.al.

Para krimeve të kësaj të marte, ai kishte bërtitur disa herë “Allah Akbar”, (Zoti është i madh), ndërkohë që në profilin e tij në Facebook spikasin shprehje raciste kundër të bardhëve dhe qeverisë amerikane.

Muhammad u arrestua nga policia pas krimeve, ndërsa do t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore, për të parë nëse vuan nga ndonjë çrregullim mendor. /a.y/noa.al