Transmetuar më 19-04-2017, 07:37

Damiano dhe Kei janë veçuar nga pjesa tjetër e banorëve të Big Brother dhe bisedojnë rreth ditëve që ai ka kaluar i izoluar vetëm me dy djemtë e tjerë.

“Një çik me Olsin fola sot. I thashë merre si të duash, shok-vëlla e ke, nuk ia fal dot, nuk e harroj. I thash do ta sulmoj prapë atë”, i thotë Damiano, Keit duke shtuar se “Nuk ia fal të paktën familjen edhe nënën”.

Ndërsa Kei e pyet nëse a kishte folur me Ervinin, Damiano përgjigjet: “Fare, veç punë-pune”, shkruan faqja e ‘Bb’.

“Fjetja për tokë, vetëm gjumë kam fjetur se nuk doja të krijoja konflikte”, thotë ai, duke shtuar se e uroi për ditëlindje, edhe për nënën, “Kur një djalë që është rritur rrugëve larg familjes, e di çdo të thotë malli për familjen e për nënën dhe nuk ia përmend tjetrit”.

E ndërsa Kei i thotë se i pëlqeu fakti se erdhën të tre të përqafuar, Damiano i thotë me shaka “Unë isha me Olsin për qafe”.