Transmetuar më 18-04-2017, 23:59

Shorti i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve do të hidhet të premten e ardhshme në Nyon të Zvicrës.

Gjatë mbrëmjes së sotme u përcaktuan dy skuadrat e para gjysëmfinale, ku kaluan Real Madridi që mposhty Bayern Munich dhe Atletiko e Madridit që mposhti Leicester City.

Në mbrëmjen e nesërme do të përballen Barcelona-Juventus dhe Monaco-Borussia Dortmund.