Transmetuar më 18-04-2017, 23:30

Skuadra e Real Madridit kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve, pasi mposhti gjermanët e Bayern Munich në kohën shtesë, me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Si në ndeshjen e parë edhe në takimin e mbrëmjes së sotme ka shkëlqyer portugezi Cristiano Ronaldo, i cili shënon tre gola, duke e ndihmuar skuadrën të vazhdojë më tej.

Golat për Real Madrid u shënuan nga C. Ronaldo (3) dhe Asensio, për Bayern Munich shënuan Robert Lewandowski dhe Sergio Ramos (autogol).

Takimi i parë në Gjermani, i një jave më parë, përfundoi me rezultatin 2-1 për madrilenët, ku të dy golët u shënuan nga portugezi Ronaldo./a.k/noa.al/