Transmetuar më 18-04-2017, 22:14
Publicitet

Fotografitë e Abd Alkader Habak, një fotograf lufte në Siri, kanë bërë xhiron e botës teksa po përpiqej të shpëtonte një fëmijë pas një shpërthimi me bombë.

Në një tjetër moment fotoreporteri i luftës, është ulur në gjunjë dhe ka shpërthyer në lotë kur ka parë një fëmijë të pajetë në tokë, të cilin ishte munduar që ta ndihmojë.

Vogëlushi ishte një nga 68 fëmijët e vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë, që goditi autobusët të cilët po evakuonin, fëmijë, gra e pleq për në fshatrat Fuaa dhe Kafraya në pjesën veriore të Sirisë.

Sipas Daily Mail, Abd Alkader Habak, ishte duke punuar gjatë të shtunës së kaluar, kur një bombë goditi autobusët të cilët po evakuonin qytetarët që kishin mbetur të ngujuar në zonat që kontrollohen nga ushtria e Bashar Al-Assadit./a.k/noa.al/