Transmetuar më 18-04-2017, 21:36

Është gjetur i vetëvrarë në Erie, Pensilvani, Steve Stephens, 37 vjeç, punonjës i një qendre për fëmijë me aftësi ndryshe, i shpallur në kërkim prej tre ditësh, sepse u akuzua se kishte vrarë në ditën e Pashkëve 74-vjeçarin Robert Godëin në Klevland, Ohajo.

Pas ekzekutimit, ai kishte postuar imazhet e krimit në profilin e tij në “Facebook”. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane që citojnë burime të policisë. “Stephens ishte pikasur nga policia në Pensilvani, në kontenë Erie dhe pas një ndjekjeje të shpejtë, ka qëlluar veten duke u vetëvrarë”, raporton policia.

“Stevie Steve”, ishte në kërkim masiv pas një postimi të tmerrshëm të një vrasjeje në Facebook. I dyshuari Steve Stephens, tha në një tjetër video se kishte vrarë 13 persona dhe do të vriste edhe të tjerë.

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.