Transmetuar më 18-04-2017, 20:27
Publicitet

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, nuk e ka kaluar ende dhimbjen për humbjen e xhaxhait, Françesk Radi, një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë.

Në ditën e Pashkëve, ajo e ka kujtuar nëpërmjet një fotografie kur Françesku ndodhet me bashkëshorten e tij të dashur, Tefta Radi.

Në foton e publikuar Tefta dhe Françesku shfaqen duke trokitur vezët.

“Gëzuar Pashkët”, shkruan Rozana krahas fotografisë së publikuar.

Françesk Radi u nda nga jeta disa ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë./a.k/noa.al/