Transmetuar më 18-04-2017, 18:56

Gjatë premierës së filmit në New York, pjesëtarët e kastit “Fast & Furious 8” kanë bërë një përshëndetje mjaft emocionale për mikun e tyre të ndjerë, Paul Walker. I pari që u ngjit në skenë ishte Vin Diesel, i cili tregoi për publikun çfarë impakti ka pasur i ndjeri në të gjithë produksionin.

“Dua thjesht t’ju them që nuk ka pasur një sekondë, një minutë, një orë, një çast teksa xhironim, që nuk kemi menduar për vëllain tonë, Paul dhe se si ta sillnim atë sërish mes nesh. Paul, shpresoj të jesh krenar atje lart”m ka thënë Diesel.

Ndërkohë, Michelle Rodriguez ka treguar se sa e vështirë ishte të xhiroje pa praninë e Walker. “Mendoj se ka një arsye shumë të madhe pse ne jemi kaq negativë në këtë episod të ri.

Nuk ka më lojëra apo shaka. Dhe e gjitha mban emrin Paul. Ishte shumë e vështirë t’ia dilje pa të. Ai ishte esenca e gjithë emocioneve që ne tregonim në film. Por pavarësisht kësaj, Paul do të jetë gjithnjë pjesë e jona”.