Transmetuar më 18-04-2017, 17:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA dhe mediat sociale pasi afroamerikani Stiv Stefens ka vrarë një të moshuar në rrugët e Clivlend në Ohajo dhe më pas ka publikuar videon në rrjetin social Fejsbuk. 

Policia tashmë ka nisur kërkimin e 37 vjeçarit i cili sipas autoriteteve ka vrarë edhe persona të tjerë.

Madje ka qenë vetë ai që ka rrëfyer se gjatë Pashkëve ka vrarë 15 persona.

Të gjithë janë në kërkim të vrasësit i cili ka humbur gjurmët.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve sepse Stefens konsiderohet i rrezikshëm pasi është dhe i armatosur.

Deri më tani FBI ka gjetur trupin e të moshuarit, por ende nuk ka asnjë gjurmë të 15 viktimave të tjerë siç dhe pretendon vrasësi.

Rrjeti social Facebook e ka konsideruar veprimin të tmerrshëm duke e bllokuar menjëherë videon.

Afroamerikani ka punuar në një qendër e cila ofron shërbime për fëmijët e sëmurë mendorë, ndërsa vetë është shprehur se ka humbur çdo gjë.