Transmetuar më 18-04-2017, 17:07

Johnny Uard, 33 vjeç nga një aventurier i thjeshtë u kthye në një njeri të pasur pasi shkeli në çdo pjesë të planetit dhe reklamave që mori në blogun e tij.

33 vjeçari thotë se po jeton ëndrrën e jetës së tij që kur hoqi dorë nga puna që bënte dhe filloi të udhëtonte në çdo vend të botës, duke fituar kështu plot 1.5 milionë dollarë falë blogut të tij.

"Mu desh të hiqja dorë nga e vetmja punë që kisha në Sidnej të Australisë, në përpjekje për të udhëtuar në të gjithë botën.

Kur një reklamues më kontaktoi brenda 6 muajve, mendova se ishin miqtë e mi që talleshin me mua, por fatmirësisht reklamuesi nuk u frikësua nga përgjigja ime e çuditshme dhe ne bëmë marrëveshjen", u shpreh Johnny.