Transmetuar më 18-04-2017, 14:43

Kishin organizuar gjithçka në detajet minimale, në mënyrë që të martoheshin në vendin që u pëlqente, por kur hipën në avionin që duhet t’i çonte në destinacion, rrezikuan që të anulonin të gjithë ceremoninë.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një çifti amerikan në prag martese, në aeroportin e Houston të Texas, të drejtuar për në Kosta Rika.

Michael Hohl dhe e fejuara e tij Amber Maxwell, kishin prenotuar një biletë në avion për në fillim të prillit, edhe për miqtë më të afërt të tyre, por ishin të fundit që hipën në avion.

Sipas dëshmisë së tyre, ata gjetën të ulur një burrë duke fjetur dhe për të mos e shqetësuar, u ulën disa radhë më pas, duke qenë se gjysma e avionit ishin bosh.

Por kur punonjësit e linjës ajrore u kërkuan nëse e kishin biletën, ndodhi e papritura.

Stjuardesa i’u tha se ato vende ishin me pagese shtesë, kështu që punonjësit e sigurisë u kërkuan që të zbrisnin, shkruan noa.al. Në atë moment ata rrezikuan seriozisht që të anulonin të gjithë ceremoninë martesore, por që arritën ta shpëtojnë atë, pasi u nisën me fluturimin e radhës.

“Nuk menduam se ishte ndonjë problem i madh. Nuk është se menduam të kalonim në klasin e parë. Ishim në të njëjtën zonë ekonomike por disa radhë më mbas se vendet tona”, shpjegim çifti.

Nga ana e saj kompania ajrore replikoi duke thënë se dy pasagjerët tentuan disa herë që të uleshin në vende të klasit të parë. /a.y/noa.al