Transmetuar më 18-04-2017, 14:33

Nga muaji prill, Hemodializa ofrohet në kushte bashkëkohore edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke i dhënë fund kalvarit të pacientëve me insuficiencë renale kronike.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë ishte sot në këtë qendër ku u takuan me mjekë dhe pacientë të cilët po merrnin këtë shërbim.

Ndonëse reparti i Hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate.

Asnjë investim në infrastrukturë, asnjë investim në aparatura e kishin degraduar këtë shërbim. Një situatë e ngjashme  si edhe në qendra e tjera, ku pas investimeve të kryera, sot hemodializa ofrohet në Vlorë, Shkodër, Lezhë e brenda këtij muaji edhe në Korçë, sa më pranë qendrave të banimit e në kushte bashkëkohore. 

Investimi ka ndryshuar komplet jo vetëm kushtet e shërbimit, por edhe konceptin, duke u kthyer në një qendër multifunksionale që ofron për këta pacientë edhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike. /b.l/noa.al./