Transmetuar më 18-04-2017, 12:35

Pas “Brezit”, Britani e Madhe do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në datën 8 qershor të këtij viti. Ka qenë kryeministrja Theresa May, e cila ka deklaruar se “na duhen zgjedhje të parakohshme, dhe na duhen tani”.

Kryeminstrja e ka mbështetur qëndrimin e saj me argumentin se Britania, pas daljes nga Bashkimi Europian, ka nevojë për më shumë stabilitet dhe lidership më të fortë.

“Kemi arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për vitet e ardhshme, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Theresa May në një konferencë për shtyp.

Aktualisht, Britania e Madhe është në negociata me Bashkimin Europian, për shkëputjen përfundimtare nga Unioni. /k.k/noa.al/