Transmetuar më 18-04-2017, 11:52

Nënë e bijë gjetën vdekjen të bllokuara në një saunë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Jicin, pranë Pragës, në republikën Çeke.

Dy viktimat me moshë 65 dhe 45 vjeçe, po relaksoheshin në saunën e shtëpisë së disa miqve të tyre, kur për rrethana ende të paqarta mbetën të bllokuara pa rrugë shpëtimi.

Pas afro një orë e gjysmë, miqtë e tyre kuptuan se dy gratë mungonin, duke kontrolluar në zonën e saunës.

Ato u gjetën të vdekura në saunën e cila ndodhej në kopshtin e të zotit të shtëpisë, këtë të diel, shkruan noa.al.

Policia vendase ka nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Dyshohet se ato ishin bllokuar brenda saunës dhe nuk dilnin dot, aq sa njëra prej tyre tentoi të thyente dritaren e saunës në tentativë për të shpëtuar nga avulli i nxehtë. Autopsia e trupave të tyre do të bëhet në ditët në vijim. /a.y/noa.al