Transmetuar më 18-04-2017, 11:27

Ajo është gruaja më e vjetër në botë, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror. Bëhet fjalë për Violet Mosse-Broën, gruaja nga Xhamajka, e cila ka mbi supe 117 vite dhe 38 ditë. Ajo zë vendin e ish-rekordmenes e Emma Morano, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë, në moshën 117 vjeç e 137 ditë.

Violet, ka lindur në 10 mars 1900 dhe jeton në Jamaica. Është nënë  e gjashtë fëmijëve dhe jeton me djalin e saj 97-vjeçar, Harold Fairweather, i cili u kthye nga Anglia për tu kujdesur për të.

E njohur si halla V, Violet  ia  atribuon jetëgjatësinë e saj  besimit në Zot dhe në mësimin e Biblës.

“Ajo ka punuar në plantacionin e prerjes së kallamit të sheqerit dhe punonte si shërbyese në shtëpinë e pronarëve të saj,”- ka thënë mbesa e saj Leleith Palmer.

Mesa duket kjo gjë është gjenetike pasi edhe djali i saj  Harold  ka thyer rekordin si personi më i vjetër në botë që ka një prind gjallë, sipas Jamaica Observer. /k.k/noa.al/