Transmetuar më 18-04-2017, 11:04

Horror në një plazh popullor në Australi, ku një vajzë 17- vjeçare me emrin Laeticia Brown, gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i peshkaqenit.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë të hënë pranë Esperance në Australi, 700 km në jug të Perth, ndërsa gjithçka u pa nga nëna dhe motra e saj të cilat ndodheshin në breg, shkruan noa.al.

Vajza po bënte serf jo shumë larg të atit kur u sulmua nga peshkaqeni. Ajo u nxor në breg nga babai, ku u dërgua në spital në gjendje kritike, ndërkohë që ndërroi jetë pak orë më vonë.

Plazhi Wylie Bay Beach u mbyll, ndërsa deti po patrullohet në kërkim të peshkaqenit.

Dy persona u vranë nga peshkaqeni në vitin 2016 në Australi, ndërsa në të njëjtin plazh në vitin 2104, një serfist u sulmua nga dy peshkaqenë duke humbur të dy krahët. /a.y/noa.al