Transmetuar më 18-04-2017, 10:34
Publicitet

U përpoq të rregullonte defektin ne tualetin e shtëpisë së saj, por më pas u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për të bërë të mundur, zhbllokimin e Gracie Henderson nga tualeti, e cila kishte ngecur në të.

Duke mos dashur të thërriste një hidraulik, Henderson u mundua t’a zhbllokonte tualetin me duart e saj, ku pasoja i rezultoi e rëndë, duke i ngecur dora në të.

Jo vetëm kaq por, njëri nga objektet e porcelanit ra dhe bllokoi derën e tualetit.

Në pamundësi për të dalë që aty Gracie njoftoi shërbimin e zjarrfikëses që t’a ndihmonin të dilte nga tualeti i shtëpisë së saj në New Caney, ngjitur me Houston në Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupet e shpëtimit e kishin të pamundur të futeshin nga dera e tualetit dhe u përdorën dritaren që ndodhej nga hyrja në kopshtin mbrapa shtëpisë.

Fatmirësisht ata arritën ta nxirrnin gruan e bllokuar që ishte izoluar. Fqinjët dëgjuan thirrjet e Henderson por nuk mundën të bënin asgjë deri në momentin që në vendngjarje mbërritën grupet e shpëtimit të zjarrfikëses.

Për fat të mirë Gracie nuk kishte pësuar dëmtime të rënda dhe përvojën aspak të këndshme të ndodhur gjatë javës së kaluar ajo vendosi t’a ndante me përdoruesit e rrjeteve sociale, duke publikuar videon të cilën noa.al e sjell më poshtë. /g.v/noa.al