Transmetuar më 18-04-2017, 10:21
Publicitet

Bajram Rexhepi, ish- Kryeministër i Kosovës ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, për shkak të një goditje në zemër.

Nga kontrollet paraprake, mjekët thonë se gjendja e Rexhepit është kritike.

Mësohet se prej afro dy vitesh ai i ishte rikthyer profesionit të mjekut ndërsa punonte si kirurg në spitalin e Mitrovicës, pas largimit nga politika. /a.y/noa.al