Transmetuar më 18-04-2017, 10:15
Publicitet

Në botën e egër të kafshëve, ka një luftë të ashpër për jetë a vdekje. Në videon e mëposhtme do të shikoni një përballje, jo fort të zakonshme, mes një elefanti dhe krokodilit. Elefanti i vogël ishte duke pirë ujë teksa sulmohet nga zvarraniku.

Gjithçka ka ndodhur në prani të turistëve, në Parkun Kombëtar në Malavi, të cilët nuk kanë hezituar për ta filmuar gjithë skenën.

Më pas, e gjithë tufa e elefantëve ka ndihmuar të voglin, të cilin krokodili nuk e lëshonte. Një prej elefantëve e goditi krokodilin, duke e rrëzuar poshtë.

Për më tepër shikoni videon. /k.k/noa.al/

Loading...