Transmetuar më 18-04-2017, 09:44

Mendonte se ishte shumë romantik kur pikturoi me spraj në murin e një qendre tregtare për t’i propozuar të dashurës së tij. Ide e bukur, po gjithsesi për një polic një veprim i tillë përbën shkelje ligji. Ngjarja ka ndodhur në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 17 mars.

23-vjeçari Kyle Stump shkroi “Michelle martohu me mua! Të dua me zemër!, me shkronja të kuqe, të mëdha në fasadën e një ndërtese në qendër të qytetit. Propozimi i djalit zuri në mur një hapësirë rreth 30 hapa.

Ky gjest i bukur do të ishte zhgënjyese për të dashurën e tij sepse ajo mori propozimin në momentin kur Stump, u kallëzua. Por, kjo nuk e pengoi atë t’i jepte një “po” propozimit të dashurisë së jetës së saj.

23-vjeçari mori një “po” dhe një akuzë penale nga policia. Policia hetoi Stamp në lidhje me shkrimet dhe mbishkrimet e tij duke e akuzuar për shkatërrim prone.

Stamp nuk pranoi asnjë nga akuzat që i’u bënë për kundërvajtje penale dhe shkatërrim prone. Fillimisht ai u dënua nga gjykata me 60 ditë burg dhe gjobë me vlerë 200 dollarë. Mirëpo, më pas gjyqtari hoqi dënimin me burg dhe i riu u dënua vetëm me gjobë 200 dollarë. Stamp gjithashtu për shkak të propozimit të tij duhet të kryejë edhe 80 orë shërbim në ndihmë të komunitetit, shkruan noa.al.

“E vetmja gjë i thashë atij është se mund të propozojë në një formë shumë tradicionale, të ulet në gjunjë”, tha për mediat gjykatësi Kreig Brusnahan.

“Ajo nuk më përshtatet mua”, u ankua Stump.

I riu shtoi më tej se ai dhe e fejuara e tij po përpiqen të jenë pozitivë, dhe se pengesat ligjore po e pengojnë të blejë unazën e martesës.

“E kuptoj që veprimi im nuk ishte i denjë por, nuk mund t’a merrni kaq seriozisht”, përfundoi 23-vjeçari Stump. /g.v/noa.al