Transmetuar më 18-04-2017, 09:31

Një rrezik i paparashikuar për lojtarin e golfit Ian Poulter, ndërsa këtë të enjte po luante për raundin e tretë të turneut të golfit 2017 RBC Heritage në Karolinën e Jugut, SHBA.

Poulter, pasi gaboi me gjuajtjen e parë bëri që topi të përfundojë shumë pranë ujit dhe u gjet ballë për ballë me një krokodil.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ai nis të “grindet” me fjalë me krokodilin, ndërsa më tej tenton që ta frikësojë për t’u larguar. /a.y/noa.al