Transmetuar më 18-04-2017, 09:06

Emocion i madh në fushën e TD Garden, ku të dielën u luajt ndeshja e basketbollit mes Celtics dhe Chicago Bulls. Protagonist i mbrëmjes ishte Isaiah Thomas, i cili humbi të motrën Chyna një ditë më parë, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Gjithsesi ai zbriti në fushë dhe shënoi plot 33 pikë të cilat nuk i mjaftuan sërish, skuadrës së tij për të fituar.

Chyna Thomas 22 vjeçe gjeti vdekjen mëngjesin e së shtunës pranë Seattle, SHBA, si pasojë e një aksidenti rrugor, pas humbjes së kontrollit mbi makinën Toyota Camry.

Policia tha se motra e Thomas nuk e kishte të vendosur rripin e sigurisë në momentin e përplasjes.

Tifozët e pranishëm në TD Garden të Boston, u grumbulluan rreth Thomas, duke e duartrokitur performancën e tij. Basketbollisti në respekt të së motrës, kishte veshur edhe atletet që ajo i kishte dhuruar ku shkruhej, “R.I.P Lil Sis” dhe “I love you” (U prehsh në paqe motër e vogël, të dua shumë”. /a.y/noa.al