Transmetuar më 18-04-2017, 07:59

Fyerje, hedhje objektesh të forta dhe koktejl molotovi. Mbërritja e deputetit Gilbert Collard, në takimin elektoral të Marine Le Pen në Francë, u shënua me incidente.

Qysh në zbritje nga makina ai u sulmua bashkë me të shoqen.

Ky është incidenti i dytë i ndodhur gjatë së hënës për Le Pen, pasi ndërkohë që kandidatja franceze e Front National po fliste në teatrin Zenith të Parisit, një grua u ngjit në podium e irrituar, por u largua nga shërbimet e sigurisë, shkruan noa.al.

Pak minuta më vonë një sulm i tretë u shënua kundër saj, një grua nisi të bërtasë befas kundër Le Pen, duke u zhveshur në gjysmën e trupit.

Në kraharorin e saj kishte shkruar një parrullë anti- Front National. Le Pen u detyrua të ndërpriste fjalimin deri sa situata u qetësua.

Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale franceze po i afrohet fundit, pasi të dielën që vjen votohet. /a.y/noa.al