Transmetuar më 18-04-2017, 07:40

Pesë persona kanë humbur jetën në një qendër tregtare pranë Lisbonës, në Portugali, si pasojë e përplasjes së një avioni. Viktimat janë piloti zviceran i avionit dhe tre pasagjerë francezë, si dhe një kamionist portugez, i cili po shkarkonte mallin që kishte në mjet në magazinën e një supermarketi, kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë janë shënuar dhe disa persona të plagosur të cilët ndodheshin në magazinë, gjatë pasdites së djeshme.

Avioni po fluturonte drejt Marsejës në Francë, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e përplasjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. /a.y/noa.al