Transmetuar më 17-04-2017, 23:52

Një tifoz ne Argjentinë, ka gjetur vdekjen gjatë Belgrano-Talleres, ku disa ultras të skuadrës vendase, e kanë hedhur atë nga një tribunë e stadiumit Mario Kempes.

Tifozët e hodhën 22-vjeçarin Emanuel Balbo, duke menduar se ishte tifoz kundërshtar.

I riu ka rënë nga një distancë prej 10 metrash, i cili edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve në kokë.

Video e hedhjes së tij po bën xhiron në rrjetet sociale.

Policia argjentinase ka arrestuar 4 persona për rastin në fjalë.