Transmetuar më 17-04-2017, 19:08

U bënë gati për të dalë një shëtitje si nënë e bijë të dyja në park, për ndërron jetë papritur. Vogëlushja Pak Maisie-Leigh, tetë muajshe, e prekur nga hidrocefala në shpinë, një sëmundje e veçantë e shtyllës kurrizore që pengon rritjen, vdiq në karrocë, ndërsa nëna e saj, Shannon Tideswell, nuk vuri re asgjë.

Shannon doli nga shtëpia për të çuar fëmijën e saj për një shëtitje të shkurtër në “Wollaton Park” dhe nuk kuptoi asgjë lidhur me vdekjen e menjëhershme të vajzës së saj.

Në një moment, ndërsa ishte duke ecur në park, Shannon u përkul sipër vajzës në karrocë për ta marrë atë në krahë, por vuri re se diçka nuk shkonte mirë. Fëmija nuk po merrte frymë, ndërsa buzët e saj kishin marrë një nxirje.

Pavarësisht përpjekjeve të saj për ta shpëtuar foshnja Maisie Leigh është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt, por ka mbërritur e vdekur dhe mjekët nuk kanë mundur të bëjnë më asgjë për të. /b.l/noa.al/